Skuadra e Napolit do ta ketë një mungesë të rëndësishme në ndeshjen kundër Juventusit, derbin e xhiros së 15-të të kampionatit italian. Mediumet italiane kanë njoftuar të mërkurën se kampioni në fuqi, do të jetë pa mbrojtësin e krahut të djathtë, Giovanni Di Lorenzo për shkak të lëndimit.
Ndeshja mes Juventusit dhe Napolit, zhvillohet të premten mbrëma në Torino. Di Lorenzo ka lënduar muskulin e këmbës në stërvitjen e fundit dhe për këtë arsye nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Walter Mazzarri, i cili nuk mund të llogarit as në Mario Ruin e Mathias Oliveiran.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuventusi është i dyti në tabelë me 33 pikë, dy më pak se Interi që është lider, ndërsa Napoli renditet i pesti me 24 pikë të grumbulluara.