Portieri i Milanit, francezi Mike Maignan ka gjasa që karrierën ta vazhdoj në Angli. “Footmercato” ka shkruar të martën se Manchester Unitedi dhe Chelsea kanë shprehur interesim për 27-vjeçarin. Mësohet se dy skuadrat angleze janë gati të ofrojnë deri në 50 milionë euro për ta bindur Milanin në lirimin e tij pas përfundimit të edicionit aktual.
Maignan është njëri prej portierëve më të vlerësuar në kampionatin e Italisë, ndërsa ende nuk ka arritur marrëveshje me Milanin për rinovimin e kontratës.
Ai është pjesë e klubit italian prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Lille dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Këtë edicion, Maignan ka regjistruar 16 paraqitje për Milanin në të gjitha garat.