Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi e Malisheva e nisin të martën garën për kupë

Dy skuadrat e Superligës së Kosovës në futboll, Llapi dhe Malisheva do ta nisin të martën garën për Kupë. Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë e pret skuadrën e Ligës së Parë, Phoenixin.

Edhe Malisheva do të jetë vendase përballë Kikës së Hogoshtit, që garon në Ligën e Parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshjet i takojnë rrethit të dytë të Kupës së Kosovës.

“Ekipi ynë është përgatitur maksimalisht për duelin e nesërm të 1/16 të Kupës së Kosovës ndaj Phoenixit të Banjës. Djelmoshave tanë iu duhet mbështetje masive për t’u kthyer tek fitorja dhe për të bërë hapin tutje në rrethin tjetër të Kupës”, shkruan në njoftimin e Llapit.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, Llapi, në fundjavë humbi nga Malisheva me rezultatin 1:0.

Dhjetë ndeshje tjera do të luhen të mërkurën, tri të enjten dhe një të premten.