Lojtarët e krahut, Leon Dajaku dhe Emir Sahiti kanë shkëlqyer në fitoren 3:0 të Hajdukut të Splitit ndaj Goricës. Të shtunën në stadiumin “Polud” në Split, Hajduku dominoi plotësisht dhe mori fitore të rëndësishme.
Në minutën e 20-të Dajaku shënoi gol me goditje me kokë për 1:0. I njëjti lojtar në minutën e 64-t asistoi për 2:0.
Ndërkohë Sahiti shënoi gol të bukur për 3:0 në minutën e 69-të.
Dajaku ka tri gola e dy asistime në 13 paraqitje. Sahiti ka katër gola e dy asistime në 17 paraqitje.
Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të kampionatit kroat. Hajduku udhëheq në tabelë me 39 pikë. Për herë të parë pas 19 vjetësh është kampion vjeshtor në elitën kroate.