Peja është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll. Në kuadër të xhiros së 11-të, Peja e mposhti Golden Eagle Yllin me rezultat 91:75. Ndeshja u zhvillua të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi”.
Kampionia në fuqi, Peja, ishte në seri prej tri humbjeve, që i kushtuan me humbje të pozitës së parë. Ndërkohë Ylli ishte në seri prej pesë fitoreve, që përfundoi të shtunën mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDallimi i madh në rezultat u bë në çerekun e tretë, të cilin Peja e fitoi 31:24. Pejanët ishim më të mirë edhe në dy çerekët e parë, e po ashtu në të katërtin.
Justin Davis shkëlqeu te Peja me 33 pikë, 14 kërcime e katër asistime. Lis Shoshi i kishte 14 pikë e 11 kërcime. Chris Harris me 14 pikë e 11 kërcime ishte më i miri te Ylli i Suharekës.
Valon Bunjaku i kishte 10 pikë, pesë kërcime e katër asistime.
Peja është e dyta me 19 pikë, një më pak se Trepça. Ylli ka 17 pikë, sa edhe Vëllaznimi.