Real Madridi ka vazhduar me fitore në fazën grupore të Championsit. Të mërkurën mbrëma skuadra madrilene fitoi 4:2 ndaj kampionit të Italisë, Napolit. Reali udhëheq në Grupin C me 15 pikë. Napoli është i dyti me shtatë pikë, ndërsa Braga renditet e treta me katër pikë. Union Berlini i ka dy pikë.
Më 12 dhjetor, Napoli takohet me Bragën, ndërsa Union Berlini e pret Real Madridin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGiovanni Simeone kaloi Napolin në epërsi që në minutën e nëntë. Menjëherë në minutën e 12-të, Rodrygo barazoi rezultatin në 1:1.
Jude Bellingham kaloi në epërsi Real Madridin në minutën e 22-të, por Andre-Frank Zambo Anguissa barazoi në 2:2 në minutën e 47-të.
Golin e tretë për Real Madridin e shënoi Nico Paz në minutën e 84-t, falë edhe ndërhyrjes së dobët të portierit të Napolit. Fare në fund, në minutën e 94-t, Joselu shënoi për 4:2. Ai realizoi me asistim të Jude Bellingham.
Amir Rrahmani kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes së Napolit.