Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi me pikë maksimale

Real Madridi ka avancuar nga faza e grupeve të Championsit duke i fituar të gjitha pikët e mundshme.

Të martën mbrëma, madrilenët fituan 3:2 ndaj Union Berlinit në Gjermani.

Për Madridin ishte fitorja e gjashtë në po aq ndeshje të zhvilluara në Grupin C. Reali ka fituar grupin me 18 pikë, ndërsa Union Berlini eliminohet nga garat evropiane. Mbeti i fundit me vetëm dy pikë.

Kevin Volland në minutën e parë shtesë të pjesës së parë kaloi në epërsi Berlinin. Joselu barazoi në 1:1 në minutën e 61-të, ndërsa shënoi për 2:1 në minutën e 72-të.

Rezultatin në 2:2 e barazoi Alex Kral i Union Berlinit në minutën e 85-të.

Por në minutën e 89-të Dani Ceballos realizoi golin për fitoren 3:2 të Real Madridit.

Luka Modriq humbi penallti në minutën e 45-të.

Artikuj të ngjashëm