Ka qenë goli i minutës së katërt në shtesë i shënuar nga Jude Bellingham ai që ia ka siguruar pikët e plota Real Madridit në nisje të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.
Reali dominoi por golin e realizoi krejt në fundin e ndeshjes ndaj Union Berlinit, për të fituar 1:0.
Mesfushori anglez, Bellingham, ishte në vendin dhe kohën e duhur dhe e realizoi golin e gjashtë në gjashtë ndeshje.
Ndeshja i ka takuar Grupit C të Ligës së Kampionëve.