Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitorja e tretë rresht për Real Madridin

Vinicius Junior ka bërë dy asistime për ta ndihmuar Real Madridin që ta fitojë ndeshjen në udhëtim ndaj Bragas.

Të martën mbrëma, Real Madridi fitoi 2:1.

Rodrygo shënoi për 1:0 në minutën e 16-të. Jude Bellingham shënoi golin e dytë për madrilenën pas një ore lojë.

Alvaro Djalo shënoi për Bragan në minutën e 63-të, por rezultati mbeti 2:1 deri në fund.

Real Madridi ka tri fitore në Grupin C. Udhëheq me nëntë pikë. Braga është e treta me tri pikë.