Turneu i madh i tenisit, “Davis Cup” e ka fshirë nga rrjetet sociale videon me këngë nacionaliste për Kosovën që e shfrytëzoi ekipi serb një ditë më parë, në hyrje para çerekfinales me Britaninë e Madhe.
“Davis Cup” është Kampionat Botëror i Tenisit, ndërsa po zhvillohet në Malaga të Spanjës. Në këngën nacionaliste serbe përmendet Kosova. “Le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”, është një nga fjalitë e tekstit të këngës “Gëzo popull serb”, me të cilën tenistët serbë, përfshirë Novak Gjokoviqin, hynë në fushë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVideo e publikuar të enjten nxiti reagime të shumta.
Federata e Tenisit e Kosovës e cilësoi për keqardhje provokimin nga ekipi serb, ndërsa u shpreh se si organizatore edhe Federata Ndërkombëtare e Tenisit është bashkëfajtore dhe përgjegjëse për këtë provokim ndaj Kosovës.