Sport

Gripshi vlerëson se Ballkanit i mungoi vetëm goli

Mesfushori me tipare sulmuese i Ballkanit, Nazmi Gripshi, ka vlerësuar se në Kazakistan të enjten mbrëma, ka munguar vetëm goli nga skuadra suharekase.

Gripshi pati disa raste të mira shënimi, por ka thënë se nuk e patën edhe fatin me veti.

“E vërtetë që kemi bërë ndeshje nga më të mirat jashtë fushës tonë. Sot mungoi vetëm goli. Kemi dominuar në shtëpi të Astanas, e kemi mbajtur topin. Megjithatë, na mugoi fati për të marrë trepikësh. Pata rast të mirë por futbolli është kështu, nuk shënova dot por ishte edhe meritë e portierit. Pata hapësirë, gjuajta, duhej të shënoja por fati nuk ishte me ne. Sot treguam se jemi ekip më i mirë, por ndonjëherë nuk mjafton vetëm loja e mirë. Duhej konkretizuar rastet”, ka thënë fillimisht Gripshi për “ArtMotion”.

Në stadiumin e Astanas pati edhe disa tifozë shqiptarë që kishin shkuar në Kazakistan për ta përkrahur skuadrën suharekase. “Kur kemi parë flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë, ishte ndjenjë e mirë, pasi kishin bërë gjithë atë rrugë për të na përkrahur. Ata na kanë motivuar edhe më shumë. Fitorja do i kishte gëzuar edhe më shumë pasi nuk janë ndalur duke na motivuar”, është shprehur Gripshi.