Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Nazmi Gripshi ftohet nga Shqipëria

Nazmi Gripshi

Ish-futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi, është ftuar nga Shqipëria për ndeshjen kundër Serbisë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit të martën pasdite. Gripshi është ftuar në vend të Adrion Pajzaitit të lënduar. 

Për Gripshin është hera e parë që grumbullohet me Shqipërinë. 

“Gripshi do të bashkohet me ekipin gjatë ditës së mërkurë dhe do të jetë në dispozicion ndaj Serbisë dhe Jordanisë”, shkruan FSHF-ja.

28-vjeçari Gripshi luan për skuadrën nga Kazakistani, Astana.

Gripshi aktualisht është golashënuesi më i mirë deri më tani në kampionatin e Kazakistanit.

Në 24 ndeshjet e zhvilluara ka 15 gola të shënuar. Ka bërë edhe gjashtë asistime.

Edhe Pas debutimit te Shqipëria, Gripshi vazhdon me gol tek Astana Futboll Pas debutimit te Shqipëria, Gripshi vazhdon me gol tek Astana

Pjesë e Astanas është nga viti i kaluar. Ai ishte transferuar si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Ballkanin. Për skuadrën nga Suhareka luajti për katër vjet.

Ai me Ballkanin fitoi tre tituj radhazi të kampionit, si dhe u paraqit dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.