Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

15 gola për Gripshin në Kazakistan

gripshi

Me 15 gola të shënuar, Nazmi Gripshi, është aktualisht golashënuesi më i mirë këtë edicion në Premier Leaguen e Kazakistanit.

Gripshi është duke kaluar formë të lartë te skuadra e Astanas.

Futbollisti shqiptar ishte sërish vendimtar të dielën në fitoren 2:1 të Astanas ndaj Okzhetpes. Ndeshja i takoi xhiros së 24-t.

Të dy golat, 28-vjeçari Gripshi i realizoi nga pika e bardhë.

Golin e parë e shënoi në minutën e pestë kurse të dytin në minutën e 81-të.

Ai u paraqit deri në minutën e 81-të dhe u zëvendësua me Driton Camajn.

Edhe Gripshi shënon sërish në Kazakistan Futboll Gripshi shënon sërish në Kazakistan

Gripshi krahas 15 golave ka kontribuar edhe me gjashtë asistime.

Astana është lidere me 53 pikë. Okzhetpe renditet në pozitën e tetë me 32 pikë.