Manchester Unitedi ka shënuar fitore të thellë ndaj Crystal Palace.
Të martën mbrëma në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Ligës, Unitedi fitoi 3:0.
Alejandro Garnacho shënoi për 1:0 në minutën e 21-të.
Menjëherë në minutën e 27-të, Casemiro realizoi golin e dytë.
Ndërkohë Casemiro asistoi për Anthony Marial që vendosi rezultatin final, 3:0, në minutën e 55-të.
Ndeshje të tjera të raundit të tretë të Kupës së Ligës zhvillohen të mërkurën.