Sassuolo ka triumfuar 4:2 në shtëpi ndaj Juventusit të shtunën në ndeshjen e xhiros së pestë të Series A të Italisë.
Armand Lauriente (13’), Domenico Berardi (41’), Andrea Pinamonti (82’) dhe Federico Gatti (90+5’ autogol) shënuan për Sassuolon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGatti realizoi “superautogol” në çastet e fundit të ndeshjes. Ai në tentim për t’ia kthyer topin portierit, e plasoi në portë.
Nedim Bajrami ishte titullar dhe luajti 85 minuta për Sassuolon.
Për Juventusin realizuan Matias Vina (21’ autogol) dhe Federico Chiesa (78’).
Juventusi pas 5 ndeshjeve i ka 10 pikë dhe zë vendin e katërt. Është dy pikë larg Interit dhe Milanit.
Golazo di Gatti ??? pic.twitter.com/l0KfS5i5GX
— Alessandro (@90ordnasselA) September 23, 2023