Komitetit Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk ka shkruar gjatë për rezultatet e dobëta të përfaqësueses së Kosovës dhe Shpresave. Por KE i FFK-së i cilëson të pasuksesshme rezultatet e Kosovës “A” dhe U21.
Kosova gjatë këtij muaji barazoi me Zvicrën 2:2 në Prishtinë, ndërsa pësoi disfatë nga Rumania. Me disfatën 2:0 ndaj rumunëve në Bukuresht, Kosovës iu shuan edhe shpresat për kualifikimin në “Euro 2024”.
Ndërkohë përfaqësuesja U21 e Kosovës humbi dy ndeshjet e këtij muaji për “Euro 2025”. Me rezultat 3:0 pësoi nga Polonia e po ashtu edhe Gjermania.
“KE analizoi paraqitjet e ekipeve të Kombëtares “A” dhe asaj U21, që nuk mund të flitet për ndonjë sukses, por që duhet një konsolidim i tyre në vazhdim”, shkruan në njoftimin e KE të FFK-së.
KE ka vlerësuar se ka rritje të cilësisë, shtim në organizim dhe rivalitet sportiv në të gjitha rangjet e garave të Kosovës.
KE e FFK-së ka njoftuar se ka marrë vendim që të vazhdohet me investime dhe punime në selinë e FFK-së, në Kampion Nacional në Hajvali dhe Obiliq.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.