Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte mes Milanit e Romës

Ish-selektori i Italisë, Antonio Conte, pritet t’i kthehet zejes së trajnerit pas interesimit të Milanit dhe Romës për shërbimet e tij. Dy skuadrat italiane po e duan Conten, i cili aktualisht është i papunë prejse u largua nga Tottenhami në muajin mars të këtij viti.

Conte po pëlqehet si nga krerët e Milanit ashtu edhe ata të Romës, të cilët nuk janë të kënaqur me trajnerët aktual të klubeve të tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Humbja e thellë në derbi nga Interi 5:1 ka bërë që te Milani të mendojnë për largimin e trajnerit Stefano Pioli.

Ndërsa te Roma janë të gatshëm për të hequr dorë nga Jose Mourinho, i cili nuk ka pasur start të mirë këtë edicion. Conte në nivel klubesh ka drejtuar edhe Interin, Chelsean e Juventusin, skuadra me të cilat ka fituar tituj kampioni. Po ashtu, ai ka qenë edhe në krye të Sienas, Atalantas e Barit.