Ish-trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, pritet ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Gjermanisë.
Mediumet gjermane kanë raportuar të martën se kontaktet mes Federatës dhe Nagelsmannit janë pozitive dhe marrëveshja mund të arrihet brenda këtij muaji. 36-vjeçari në postin e selektorit do ta zëvendësonte Hansi Flickun e shkarkuar ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta.
Megjithatë, para se të arrijë marrëveshje me Federatën gjermane, Nagelsmann duhet ta shkëpusë kontratën me Bayernin.
Edhe pse u largua nga Bayerni muaj më parë, Nagelsmann ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2026. Mirëpo thuhet se te Bayerni janë të gatshëm ta lënë të lirë Nagelsmannit për ta marrë detyrën e selektorit të Gjermanisë. Krahas Bayernit, Nagelsmann si trajner ka punuar edhe te Leipzigu e Hoffenheimi.