Dy gola të shpejtë janë realizuar në ndeshjen Malisheva – Fushë Kosova, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll. Rezultati është 1:1.
Në minutën e 23-të, Altin Aliu nga afërsia shënoi për 1:0, ndërsa një minutë më pas, për Fushë Kosovën shënoi Urim Statovci.
Ndeshja po luhet në Suharekë, në stadiumin e Ballkanit, për shkak të rinovimeve në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.