Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Partizani fiton titullin e Shqipërisë

Partizani e ka fituar titullin e kampionit në Shqipëri. Partizani fitoi ndeshjen e fundit të kampionatit shqiptar ndaj Teutës me rezultatin 2:0 për ta fituar titullin e 17-të në Shqipëri. Partizani e mbylli edicionin 2022/2023 me 67 pikë, sa ka edhe Tirana.

Parizanit i takon titulli falë ndeshjeve më të mira direkte ndaj Tiranës. Për herë të fundit, Partizani ishte shpallur kampion në vitin 2019. Në anën tjetër fitore shënoi edhe Tirana. Mposhti Erzenin 2:1, por kjo fitore nuk mjaftoi. Javën e kaluar pati polemika të shumta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tirana u ankua për dëmtim nga gjyqtarët e ndeshjes.