Skuadra e Feyenoordit ka triumfuar ndaj Romës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.
Në duelin e luajtur të enjten në Holandë, Feyenoordi ka triumfuar me rezultatin minimal, 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave, do të zhvillohet javën tjetër në Romë, ku edhe do të përcaktohet ekipi që do të avancojë në gjysmëfinale të kësaj gare.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën u shënua vetëm një gol nga vendasit, që mjaftoi për fitore.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Matts Wieffer në minutën e 54-të.
Në fakt, Roma ka mundur të avancojë e para në këtë ndeshje sikur kapiteni Lorenzo Pellegrini të ishte i saktë nga penalltia në fund të pjesës së parë.
Këto dy skuadra u patën takuar sezonin e shkuar në finalen e Ligës së Konferencës, të zhvilluar në Tiranë, të cilën e fitoi Roma 1:0.