Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Hilali josh Messin me mega ofertën 400-milionëshe

Klubi arab, Al Hilal, i ka dërguar një ofertë zyrtare prej 400 milionë eurosh në vit shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messit. Kështu kanë raportuar mediumet në Francë.

Në rast të transferimit, Messi do të fitonte dy herë më shumë se rivali i tij i përjetshëm, Cristiano Ronaldo, që fiton 200 milionë euro në vit nga klubi arab, Al-Nassr.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai iu bashkua këtij ekipi në janar. Messi do të bëhej sportisti më i paguar i të gjitha kohërave.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin. Me klubin parisien ka kontratë deri në verën e këtij viti.