Skocia ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm.
Skocezët të shtunën gjatë ditës fituan përballë Qipros me rezultatin 3:0, në duelin që i takoi Grupit A kualifikues.
John McGinn e shënoi golin e parë në minutën e 21-të të ndeshjes me asistim të Andrew Robertsonit.
Dy golat e fundit në duelin që u zhvillua në Hampden Park të Glasgowit, i realizoi Scott McTominay.
Ai shënoi në minutën e 87-të për 2:0, ndërsa golit të tretë dhe të fundit në ndeshje skocezët iu gëzuan në minutën e tretë të kohës shtesë.