Ngjyrat e flamurit dhe harta e Kosovës janë në uniformën e re të Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Në Federatën e Futbollit të Kosovës besojnë se ngjyrat dhe harta do t’i bëjë futbollistët e Kosovës të jenë më të motivuar dhe më shumë përgjegjës ndaj shtetit.
Prezantimi i fanellave të reja të kompanisë italiane “Errea” është bërë të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe fanellat me ngjyrë të kaltër, “Dardanët” do të paraqiten në ndeshjen si vendas, kurse me të bardhat në udhëtim. Fanella e zezë është opsion i tretë.
“Urojmë që fanellat e reja të sjellin fat dhe suksese për Dardanët në ciklin kualifikues për Euro 2024”, shkruan në njoftimin e FFK-së.
FFK-ja dhe kompania italiane kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi trevjeçar.