Sport

Uzuni synon gol dhe fitore ndaj Polonisë

 

Sulmuesi Myrto Uzuni është i vendosur të shënojë gol dhe ta ndihmojë Shqipërinë për ta nisur ciklin kualifikues për Euro 2024 me fitore. Ndeshjen e parë kualifikuese në kuadër të Grupit E do të përballet me Poloninë. Kjo ndeshje luhet më 27 mars në Varshavë, ndërsa Shqipëria prej fillimit të kësaj jave po i vazhdon përgatitjet nën drejtimin e trajnerit të ri, brazilianit Sylvinho. Prej ditës së martë, Shqipëria po punon me dy stërvitje në ditë, në mënyrë që të jetë maksimalisht e përgatitur për ndeshjen e parë zyrtare të këtij viti. Të mërkurën, në konferencën për shtyp, u paraqit sulmuesi Uzuni, i cili me fanellën e Shqipërisë ka realizuar 20 gola deri më tani. Ai tha se atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe të gjithë janë motivuar për fitore ndaj Polonisë, që vlerësohet si favorite e këtij grupi.

“Sikur në secilën ndeshje, edhe në këtë ndaj Polonisë do të futem në fushë për të shënuar gol, pasi dua ta ndihmoj ekipin që të ketë nismë të mbarë të kualifikimeve. Do të kërkoj përgjegjësi më të mëdha në këtë ndeshje, pasi kemi mundësinë të fitojmë bazuar në kualitetin që e posedojmë si ekip”, është shprehur Uzuni.