Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ismajli i lënduar, ftohet Mihaj

Enea Mihaj

Mbrojtësi Ardian Ismajli nuk do të grumbullohet me Shqipërinë për ndeshjen e 27 marsit ndaj Polonisë.

Ismajli është lënduar në ndeshjen e fundit të Empolit dhe nuk do të jetë gati për takimin e parë kualifikues për Euro 2024. Në vend të Ismajlit, që është titullar te Shqipëria, është ftuar Enea Mihaj. Selektori i ri i Shqipërisë, Sylvinho, sot nis përgatitjet për ndeshjen me Poloninë. Mihaj 24-vjeçar, luan për Famalicao në Portugali.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka 13 paraqitje për Shqipërinë.