Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ismajli pritet të mbetet për disa javë jashtë fushës

Skuadra e Empolit do të jetë të paktën për disa javë pa mbrojtësin Ardian Ismajli, i cili u lëndua derisa ishte në grumbullim te Shqipëria për ndeshjet e Ligës së Kombeve. “Tuttomercatoweb” ka shkruar të enjten se te Empoli po frikësohen se lëndimi i Ismajlit mund të jetë më serioz dhe do t’i duhet kohë më e gjatë për t’u rikuperuar.

Kështu që, ai të premten do t’i nënshtrohet kontrollimeve shtesë për ta konfirmuar diagnozën e saktë. Ismajli e lëndoi muskulin e këmbës në fund të ndeshjes që Shqipëria e luajti 1:1 kundër Islandës në Tiranë në kuadër të Ligës Kombeve.

Shkaku i lëndimit, ai nuk do të përfshihet në ekip për ndeshjen ndaj Milanit që e luan të shtunën. Këtë edicion, 25-vjeçari ka shtatë paraqitje në Serie A për Empolin.