Sport

Unitedi sfidohet sërish nga një ekip spanjoll në Ligën e Evropës

Manchester Unitedi, sërish do të ketë punë me një kundërshtar nga Spanja në Ligën e Evropës. Në çerekfinale të kësaj gare, Unitedi do të përballet me skuadrën e Sevillas pas tërheqjes së shortit të premten.

Pasi eliminoi Barcelonën dhe Real Betisin për t’u kualifikuar në mesin e tetë ekipeve më të mira, Unitedi tani para vetes do ta ketë Sevillan në tentimin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Për dallim prej Unitedit, edhe skuadra e Juventusit nuk do të ketë punë të lehtë në këtë fazë, pasi do të luajë kundër Sportingut të Lisbonës.

Dy ndeshjet tjera çerekfinale, janë ato ndërmjet Bayer Leverkusenit e St. Gillosiet dhe Feyenoordit me Romën. Ndeshjet e para çerekfinale, do të zhvillohen 13 prill, ndërsa ato të kthimit pas një jave. Po ashtu, të premten është tërhequr shorti edhe për ndeshjet gjysmëfinale të kësaj gare.

Fituesi i çerekfinales mes Unitedit dhe Sevillas, do të përballet me fituesin e duelit mes Juventusit dhe Sportingut. Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, do të luajnë fituesit e ndeshjeve Leverkusen – St. Gillosie dhe Feyenoord – Roma.

Gjysmëfinalet e para, do të luhen më 11 maj, ndërsa ato të kthimit pas një jave. Finalja e Ligës së Evropës, do të zhvillohet më 31 maj në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest të Hungarisë. Skuadra që triumfon në Ligën e Evropës, automatikisht sezonin tjetër do të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Çiftet çerekfinaliste

Man. Utd – Sevilla

Juventus - Sporting

Bayer L. – St. Gillosie

Feyenoord - Roma