Sport

Feyenoordi “shkatërron” Shakhtarin

Feyenoordi holandez e ka shkatërruar Shakhtar Donetskun ukrainas në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales së Ligës së Evropës.

Feyenoordi ka kaluar në çerekfinale të garës pas fitores 7:1 të enjten mbrëma në Holandë, ndërsa rezultati i përgjithshëm i këtij dueli është 8:2.

Ishte edhe ndeshja e dhjetë rresht pa disfatë në garat evropiane për Feyenoordin.

Tre gola vendësit i shënuan në pjesën e parë.

Realizuan Santiago Tomas Gimenez në minutën e nëntë dhe Orkun Kokcu në minutat 24 dhe 38.

Oussama Idrissi shënoi dy gola më pas në minutën e 49-të dhe të 60-të.

Alireza Jahanbakhsh në minutën e 64-t shënoi për 6:0, ndërsa Danilo tre minuta më pas, realizoi për 7:0.

Goli i nderit nga mysafirët u realizua në minutën e 87-të. Realizator ishte Kevin Kelsy.