Feyenoordi holandez e ka shkatërruar Shakhtar Donetskun ukrainas në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales së Ligës së Evropës.
Feyenoordi ka kaluar në çerekfinale të garës pas fitores 7:1 të enjten mbrëma në Holandë, ndërsa rezultati i përgjithshëm i këtij dueli është 8:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte edhe ndeshja e dhjetë rresht pa disfatë në garat evropiane për Feyenoordin.
Tre gola vendësit i shënuan në pjesën e parë.
Realizuan Santiago Tomas Gimenez në minutën e nëntë dhe Orkun Kokcu në minutat 24 dhe 38.
Oussama Idrissi shënoi dy gola më pas në minutën e 49-të dhe të 60-të.
Alireza Jahanbakhsh në minutën e 64-t shënoi për 6:0, ndërsa Danilo tre minuta më pas, realizoi për 7:0.
Goli i nderit nga mysafirët u realizua në minutën e 87-të. Realizator ishte Kevin Kelsy.