Sport

Sokoli: Fituam një pikë të madhe

Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli, ka thënë se futbollistët e tij kanë fituar një pikë të madhe ndaj Gjilanit. Ai ka thënë se ekipi duhet të përmirësohet më shumë në mesfushë dhe mbrojtje. Por, Sokoli ka theksuar se për pikën e madhe të fituar në Gjilan, kanë merita të mëdha futbollistët e tij. Ndeshja në mes të Gjilanit dhe Malishevës përfundoi baras, 2:2. Kjo përballje u zhvillua në fushën me bari sintetik në Gjilan.

“Ishte një ndeshje e fortë nga të dyja ekipet. Dy ekipet që luftuan për pikë dhanë maksimumin, flas për lojtarët e mi të cilët dhanë maksimumin për ta fituar këtë pikë. Është një pikë e madhe për neve. Ekipi ynë pati disa momente që mund t’i kishte shfrytëzuar më mirë kundërsulmet. Duhet të përmirësojmë lojën në mes të fushës dhe në mbrojtje të jemi më agresiv. Por, them sërish se djelmoshat dhanë gjithçka nga vetja”, ka thënë Sokoli pas ndeshjes.