Përveç Real Madridit, PSG-së, Manchester Cityt dhe Unitedit, Liverpooli do të jetë në garë edhe me Newcastlen për mesfushorin anglez të Borussia Dortmundit. Bellingham 19-vjeçar, që vlerësohet 110 milionë euro, është ndjekur nga Liverpooli për një kohë të gjatë.
Por, është duke u përballur me një konkurrencë të fortë. Futbollisti i Anglisë me klubin elitar të Gjermanisë ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
Ai nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën për shkak të interesimit të madh nga gjigantët evropianë. Bellingham për Anglinë ka shënuar një gol në 22 paraqitje.