Sulmuesi Marcus Thuram në fund të këtij sezoni do të transferohet në Spanjë, por jo te skuadra e Barcelonës.
“AS” ka raportuar të martën se francezi do t’i bashkohet skuadrës së Atletico Madridit, me të cilën parimisht ka arritur marrëveshje. Mësohet se Atletico ka mposhtur konkurrencën e skuadrave të tjera për Thuramin, të cilit i ka ofruar kontratë pesëvjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTek Atletico, 25-vjeçari do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me Borussia Moenchengladbachun.
Atletico pati kërkuar Thuramin edhe gjatë janarit, por ekipi gjerman pati kërkuar 15 milionë euro për lirimin e tij. Thuram ka shënuar 13 gola këtë sezon në të gjitha garat për Gladbachut, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019.