Sport

Fitore e rëndësishme e Vojvodës me Torinon

Mërgim Vojvoda ka luajtur deri në fund të ndeshjes kundër Udineses në krahun e majtë.

Mbrojtësi i Kosovës Vojvoda me Torinon të dielën mposhtën Udinesen me rezultat minimal, 1:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 21-të të Serie A italiane. Torino zë vendin e tetë me 27 pikë, dy më pak se Udinese që është një pozitë më lart.