Paris Saint-Germaini i është kthyer fitoreve në elitën e futbollit francez, pas fitores që e arriti në udhëtim te Montpellieri në xhiron e 21-të.
PSG-ja fitoi të mërkurën mbrëma me rezultatin 3:1, në ndeshjen ku u shkrua edhe histori e re te klubi parisien.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKylian Mbappe humbi penallti për skuadrën parisiene në minutën e 10-të, në dy raste, pasi gjuajtja e parë u përsërit. Edhe në tentimin e dytë, Mbappe kishte rastin ta shtynte topin në rrjetë pas topit të kthyer, por gjuajti lartë.
Ai u lëndua më pas, dhe u desh të zëvendësohej në minutën e 20-të. Skuadra e PSG-së, të cilës iu anuluan dy gola për pozitë jashtë loje, kaloi në epërsi në minutën e 55-të me golin e Fabian Ruizit. Lionel Messi në minutën e 72-të shënoi për 2:0 me asistim të Ruizit.
Në minutën e 89-të realizoi për vendësit Arnaud Nordin. Por ishte 16-vjeçari i mysafirëve, mesfushori Warren Zaire-Emery, ai që vulosi rezultatin final të takimit dhe fitoren e PSG-së. Zaire-Emery bëhet golashënuesi më i ri i parisienëve. PSG-ja lidere ka 51 pikë në 21 ndeshje dhe po shkon drejt një tjetër titulli në Francë.