Paris Saint-Germaini është kthyer te fitorja në Ligue 1 të Francës.
Parisi fitoi 2:0 ndaj Auxerres në shtëpi në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit francez.
Parisienët xhiron e kaluar u mposhtën 1:0 nga Marseille.
Ilya Zabarnyi në minutën e 32-të realizoi për 1:0.
Për 2:0 shënoi Lucas Beraldo në minutën e 54-t.
Parisi ka 15 pikë në vendin e parë. Auxerre renditet në pozitën e 13-të me gjashtë pikë.