Mbrojtësi Ibrahima Konate pritet t’i mungojë Liverpoolit në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
“The Athletic” ka njoftuar se Konate ka pësuar lëndim të muskulit të këmbës dhe është i detyruar të pauzojë të paktën për tri javë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u dëmtua në eliminimin e Liverpoolit nga Kupa FA pas humbjes nga Brightoni vikendin e shkuar. Mungesa e Konates është një tjetër brengë për trajnerin Juergen Klopp në mbrojtje për shkak se edhe holandezi Virgil van Dijk është i lënduar.
23-vjeçari Konate është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2021, kurse këtë sezon ka regjistruar 10 paraqitje në të gjitha garat.
Ndeshjen e parë në Champions kundër Realit, Liverpooli e luan në shtëpi më datën 21 shkurt.