1 perditesime
Sport

Haaland i papërmbajtshëm, “hat-trick” në fitoren e Cityt

Haaland i papërmbajtshëm, “hat-trick” në fitoren e Cityt
16:55

Haaland i papërmbajtshëm, “hat-trick” në fitoren e Cityt

Erling Haaland ka vazhduar të jetë i papërmbajtshëm për mbrojtjet kundërshtare.

Sulmuesi norvegjez në ndeshjen e xhiros së 21-të të Premier Leagues së Anglisë, shënoi “hat-trick” për Manchester Cityn, që fitoi ndaj Ëolverhamptonit.

Ai vazhdon të thyejë rekorde sa u përket golave të shënuar.

Aktualisht ka 25 gola dhe tri asistime vetëm në Premier League.

Golin e parë, Haalandi e shënoi në minutën e 40-të të ndeshjes, pas asistimit të Kevin de Bruyneit.

Belgu De Bruyne shkon në kuotën e 16-të asistimeve në të gjitha garat këtë edicion, ndërsa shtatë prej tyre kanë qenë për Haalandin.

Golin e dytë shtatlarti norvegjez e shënoi në minutën e 49-të nga penalltia.

Ndërkohë, tregolëshin e kompletoi në minutën e 54-t, kur u asistua nga Riyad Mahrezi.

Për Haalandin ishte “hat-tricku” i katërt në Premier League në vetëm 19-të paraqitje.

E theu rekordin e Ruud van Nistelrooyt që kishte shënuar katër tregolësha në 65 ndeshje.

Brenda një sezoni, vetëm Alan Shearer ka realizuar pesë herë nga tri gola brenda një ndeshje, në edicionin 1995-96.

Me këtë fitore, City shkon në kuotën e 42 pikëve në 19 ndeshje.

Ëolvesi në vendin e 17-të ka 17 pikë pas 19 xhirove të zhvilluara.

16:24

Haalandi i pandalshëm

Manchester City po fiton ndaj Wolverhamptonit në Premier League në ndeshjen e xhiros së 21-të.

City është në epërsi prej tri golave dhe të gjitha mbajnë emrin e sulmuesit Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez realizoi “hat-trick”. Për të është “hat-tricku” i 16-të në karrierën e tij profesioniste si senior. Në Premier League vetëm në këtë edicion ka shkuar në kuotën e 25 golave. Ka edhe tri asistime.

Ai u zëvendësua në minutën e 61-të.