Sport

Supergol i Sejdiut në miqësore

Malmo e ka fituar ndeshjen e parë miqësore para fillimit të sezonit të ri.

Gjiganti suedez të premten gjatë ditës fitoi 2:0 ndaj Randersit, skuadrës së elitës së futbollit danez.

Patriot Sejdiu e shënoi golin e dytë në mënyrë të përkryer.

Ai ndali topin në zonë, dhe plasoi topin bukur prapa shpinës së portierit kundërshtar.

Sejdiu realizoi në minutën e 83-të.