Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sokoli synon mbijetesën me Malishevën pa barazh

Bylbyl Sokoli ka arritur marrëveshje për ta drejtuar Malishevën deri në fund të edicionit aktual të Superligës së Kosovës në futboll.

Sokoli ka thënë se bashkëpunimi mund të vazhdohet edhe pas gjashtë muajsh. Por, ai ka theksuar se prioritet janë gjashtë muajt e sezonit aktual.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sokoli në krye të Malishevës zëvendëson trajnerin e larguar, Sami Sermaxhajn.

“Kemi arritur marrëveshje dhe nesër do ta mbajmë një stërvitje para se të nisemi për në Turqi. Kam arritur marrëveshje për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi. Synimi është mbetja në elitë pa qenë në barazh. Malisheva sezonin e kaluar ishte në barazh, ndërsa sivjet do të provojmë që të mbijetojmë pa luajtur në barazh, ndonëse nuk gjendet në pozitë të volitshme”, ka thënë Sokoli.

Sokoli së fundi drejtoi Gjilanin. Nga Gjilani u largua në vitin 2021. Ai më herët ka drejtuar edhe disa skuadra tjera në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut.

Sokoli ka theksuar se nuk e njeh mirë Malishevën, por shton se ka besim se do ta arrijnë synimin për sezonin aktual.

“Nuk e njoh mirë ekipin, njoh disa lojtarë që ka, por jo në thelb. Kështu që do të kemi kohë që të njoftohemi si unë me lojtarët ashtu edhe ata me punën time. Për më shumë detaje do të mund të flasim pasi të kthehemi nga Turqia ku edhe do ta kemi fazën përgatitore”, është shprehur Sokoli.