Mesfushori defensiv, Ismael Bennacer, përfundimisht u ka dhënë fund dilemave për të ardhmen e tij. Ai ka konfirmuar besnikërinë e tij ndaj Milanit, pasi ka rinovuar kontratën edhe për tre vjet.
Me rinovimin e kontratës, 25-vjeçari do të jetë pjesë e Milanit deri në vitin 2027 dhe do të ketë pagë vjetore prej 4.2 milionë eurosh dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh.
Bennacer është shprehur shumë i lumtur që do të jetë pjesë e ekipit italian edhe për shumë vite, duke shtuar se ndihet krenar që bart fanellën e një skuadre të madhe si Milani. “Tregimi vazhdim.
Kam përjetuar momente të paharruara me këtë fanellë dhe ndihem krenar që do të vazhdojë të jem pjesë e këtij klubi të madh”, ka shkruar Benaccer në TWitter.
Ai iu bashkua Milanit në vitin 2019 nga Empoli, ndërsa sezonin e shkuar e fitoi titullin e kampionit të Italisë. Në 24 paraqitje në të gjitha garat deri më tani në këtë sezon, Benaccer ka një gol e një asistim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.