Sport

Festimet më të mira të Botërorit: Cilët tifozë do të mbesin gjatë në kujtesë?

Tifozët kanë shkëlqyer brenda dhe jashtë stadiumeve në Katar.

Ata kanë treguar qartë entuziazmin për Kupën e Botës dhe kanë ofruar përkrahje të madhe për skuadrat pjesëmarrëse.

Por cilët tifozë kanë qenë më të mirët?

FIFA ka përzgjedhur disa prej tyre.

Japonia

Fitorja ndaj Gjermanisë ishte hap i madh për Japoninë në misionin për ta arritur një të tetën e finales. Por disfata 1:0 nga Kosta-Rika ishte një befasi tjetër. Në vend se të dalin menjëherë jashtë stadiumit, tifozët e dëshpëruar të Japonisë shfaqën shembull duke i pastruar ulëset e tyre.

Megjithatë, fitorja sensacionale, 2:1, ndaj Spanjës në fazën grupore, konfirmoi kualifikimin e Japonisë si fituese e grupit. Dhe tifozët festuan çmendurisht pas vërshëllimës së fundit.

Senegali

Pavarësisht mungesës së yllit të madh, Sadio Mane, Senegali arriti të kualifikohet në një të tetën e finales nga vendi i dytë në Grupin A, pas Holandës. Tifozët menduan të jenë zëvendësues të yllit të tyre. Senegalezët pa rezerva mbështetën gjithë lojtarët e tjerë.

Pak para ndeshjeve të luajtura nga Senegali, tifozët energjikë të skuadrës që drejtohej nga Aliou Cisse mblidheshin para stadiumeve dhe këndonin e kërcenin së bashku.

Maroku

Tifozët marokenë, bashkë me skuadrën e tyre që doli të jetë befasi, kanë qenë prej aseteve më të çmuar në gjithë turneun.

Skuadra e tyre përfitoi nga përkrahja e zhurmshme dhe e pandalshme. Falë tifozëve, Maroku shkroi historinë duke shkuar deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Fitorja kundër Portugalisë në çerekfinale ka qenë padyshim rezultati që dërgoi tifozët marokenë në festë të jashtëzakonshme.

Arabia Saudite

Është një ndeshje që do të jetojë për kohë të gjatë në kujtimet e të gjithëve, jo vetëm të tifozëve të Arabisë Saudite. Sidoqoftë, ka qenë një pjesë e tifozëve që e ka shijuar atë më së shumti. Pavarësisht se ishte duke u mposhtur 1:0 në pjesën e parë, ekipi i drejtuar nga Herve Renard e ktheu ndeshjen në të mirë të vet dhe në mënyrë sensacionale fitoi përballë Argjentinës, 2:1. Kjo ngjalli dyshime nëse skuadra e Amerikës së Jugut do ta kalonte grupin. Në fund, Argjentina fitoi titullin e kampionit.

Franca

Fituesja e Kupës së Botës në vitin 2018 u përkrah shumë në Botëror nga tifozët e saj, me festime të veçanta, sidomos kur e mposhti fqinjën, Anglinë, në çerekfinale.

Argjentina

Paraqitja dominuese në gjysmëfinale kundër Kroacisë ishte shfaqja më e mirë e Argjentinës në turneun e Katarit, por vetëm në rrugëtimin deri në finale. Finalja ishte tregim tjetër i tifozëve pasionantë. Lionel Messi dhe Julian Alvarez u dhuruan tifozëve “Albicelestë” kënaqësi të madhe dhe festë, pas fitores 3:0.

Drama e çerekfinales

Në çerekfinale tifozët e Argjentinës u desh të prisnin gjatë për t’u gëzuar, kur Holanda shënoi dy gola të vonshëm për ta barazuar rezultatin në ndeshjen që shkoi në vazhdime dhe në penallti.

Falë penalltive të pritura nga portieri Emiliano Martinez, tifozët “Albiceleste” përfundimisht kanë mundur të festojnë lirshëm.

Irani

Tifozët e Iranit ishin të zëshëm dhe e shtynë përpara ekipin në Katar. Goli emocionues në minutën e fundit kundër Uellsit ishte në veçanti ai që do të kujtohet, pasi ktheu tifozët në disponim feste.

Brazili

“Selecao” mori vëmendje në veçanti për kërcimet rutinore pas golave të shënuar. Dhe tifozët iu bashkuan në festë lojtarëve pas fitores ndaj Zvicrës.

Koreja e Jugut – drama dhe euforia

Koreja e Jugut shkoi në ndeshjen e fazës së grupeve si autsajdere dhe i duhej rezultati i ndeshjes tjetër, pavarësisht nëse do të arrinte fitore ndaj Portugalisë. Goli i shënuar në minutën e fundit bëri që Son dhe bashkëlojtarët e tij të kualifikohen në një të tetën e finales, duke i dërguar tifozët në festime të çmendura.