Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriq thotë se avancuan falë mentalitetit të fortë

Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq, ka thënë se mentaliteti i fortë i ekipit të tij, ka bërë që ta eliminojnë Brazilin në çerekfinale të Kupës së Botës.

Kroacia u kualifikua në gjysmëfinale, pasi e mposhti Brazilin me penallti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Modriq thotë se futja e Kroacisë në mesin e katër ekipeve më të mira të Botërorit është diçka impresive.

“Është arritje e madhe. Ne nuk u dorëzuam për asnjë moment sepse kemi mentalitet të fortë. Falë mentalitetit dhe besimit, arritëm të kalojmë në gjysmëfinale edhe pse askush nuk ka pritur një gjë të tillë”, është shprehur Modriq. “Ne kishim edhe pak fat që kaluam tutje por mendoj se kemi treguar një paraqitje të mirë në përgjithësi”.