Sport

Modriqi i kënaqur me paraqitjen ndaj Belgjikës

Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq, është ndarë i kënaqur me paraqitjen ndaj Belgjikës. Ndeshja përfundoi 0:0 që për Kroacinë ishte rezultat i mjaftueshëm.

Kroatët mezi kanë mbajtur portën të paprekur në pjesën e dytë, për të kaluar në fazën e ardhshme si në vendin e dytë në grup.

“Jemi shumë të lumtur që jemi në një të tetën e finale. Mendoj se këtë e kemi merituar, sidomos me lojën në dy ndeshjet e fundit. Sot ishim shumë të mirë. Ka pasur momente kur vështirë kemi mbijetuar, pasi kemi luajtur ndaj një ekipi të hatashëm. Kemi mundur ta mbyllim më herët ndeshjen. Kemi lënë çdo gjë në terren, nga i pari tek i fundit. Të gjithë jetojmë për këtë dhe kjo na është kthyer. Kemi realizuar synimin e parë, kalimin e grupit. Tash shkojmë tutje. Kemi tregtuar se jemi ekip kulmor dhe që mund të luajmë me të gjithë, pavarësisht se kush na vjen në një të tetën”, ka thënë Modriq pas ndeshjes dramatike me Belgjikën.