Ylli i Real Madridit, Luka Modriq ka arritur një shifër të veçantë të hënën mbrëma.
Ai luajti ndeshjen e 150-të me Kroacinë.
Modriq është kapiten, ndërsa udhëhoqi kroatët në fushë në barazimin 1:1 me Francën.
“Ishte ndjenjë fenomenale. Jam i lumtur dhe krenar për ndeshjen e 150-të me Kroacinë”, ka thënë Modriq pas ndeshjes në Split. “Për fat nuk kemi humbur dhe mund të jemi të kënaqur me paraqitjen. Jemi shpërblyer me gol në fund dhe duhet të vazhdojmë njëjtë, me shpresë për të fituar më tepër pikë”, ka shtuar mesfushori kroat.
Artikuj të ngjashëm