Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq është shprehur shumë i lumtur që kanë avancuar në fazën nokaut të Euro 2020. Kroacia fitoi 3:1 ndaj Skocisë dhe nga pozita e dytë në grup kaloi në fazën nokaut.
“Jemi të lumtur që kemi luajtur ndeshje të madhe dhe kemi kaluar në fazën e dytë. Nuk kemi qenë të kënaqur me lojën në ndeshjet e para, por jemi përmirësuar. Nëse do të luanim kështu dhe do të humbnim, do të mund të largoheshim nga fusha me kokën lartë”, ka thënë Modriq pas ndeshjes. “Goli që shënova do të thotë shumë për mua. Më vjen mirë që ka ndihmuar në fitore, por me rëndësi është që i tërë ekipi ka qenë i mirë dhe që kemi fituar”, ka shtuar ylli kroat.