Portieri i Kroacisë, Dominik Livakoviq ka humbur në emocione gjatë festës pas eliminimit të Brazilit në çerekfinale të Kupës së Botës. Livakoviq sërish ishte më meritori për suksesin e jashtëzakonshëm.
“Kemi luftuar 120 minuta si në ndeshjen e kaluar. Shkojmë tutje. Nuk di si ta përshkruaj këtë. Në aspektin individual, Brazili është ekipi më i mirë në turne. Nuk kemi hequr dorë edhe kur kemi pranuar gol. Kemi dashur të shënojmë sa më shpejtë”, ka thënë Livakoviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë Bruno Petkoviq, që shënoi golin për Kroacinë, ka thënë se ishte momenti më i mirë në karrierë.
“Nuk mund ta përshkruaj. Goli më i çmuar në karrierën time. Babai im gjithë thotë se do të shënojë. Ndoshta do të ishte më mirë ta dëgjojë më shpesh. Livakoviqi na bënë të gjithëve më të lehtë kur e ndalë penalltinë e parë. Ka qenë dramë, por kemi dëshmuar se sa të mirë jemi”, ka thënë Petkoviq.