Të lënduarit Nuno Mendes dhe Danilo Pereira janë larguar nga kampi i Portugalisë përpara ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës kundër Marokut të shtunën.
Mbrojtësi Mendes është kthyer te klubi i PSG-së. Ai mungoi në ndeshje që Portugalia e fitoi ndaj Zvicrës në 1/8 e finales të Kupës së Botës.