Mediumet në Portugali kanë raportuar se Cristiano Ronaldio ishte gati të largohej nga përfaqësuesja e vendit të tij pasi mësoi se nuk ishte startues në ndeshjen kundër Zvicrës në 1/8 e finales të Kupës së Botës, raporton “Daily Mail” të enjten.
Portugalia fitoi 6:1 pa Ronaldon startues.
Zëvendësuesi i tij Gonçalo Ramos shënoi “hat-trick”.
Ronaldo zhvilloi bisedime të tensionuara me shefin Fernando Sandos dhe donte të tërhiqej nga Kupa e Botës. Por, pasi mblodhi veten, Ronaldo vendosi të qëndroj deri në fund në Botërorin e tij të fundit në karrierë me Portugalinë. Federata e Futbollit të Portugalisë mohoi pretendimet.
“Ronaldo krijon një rekord unik çdo ditë në shërbime të përfaqësueses dhe vendit, i cili duhet të respektohet dhe që dëshmon shkallën e padiskutueshme të përkushtimit ndaj ekipit përfaqësues”, shkruan në reagimin e Federatës portugeze. Ronaldo në ndeshjen ndaj Zvicrës hyri si zëvendësues.
Por, ai nuk qëndroi për të festuar në fund fitoren ndaj Zvicrës.