Sport

Pas Botërorit, Gvardioli transferohet në Angli

Mbrojtësi i Kroacisë, Joshko Gvardiol përfundimisht do të largohet nga skuadra e Leipzigut pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Agjenti i tij, Marjan Shishiq ka pranuar se Gvardiol në afatin kalimtar të janarit do të transferohet në një ekip tjetër, ndërsa gjasat janë që karrierën ta vazhdojë në Premier League. Paraqitjet fantastike të mbrojtësit 20-vjeçar në Kupën e Botës, kanë bërë që të rritet numri i skuadrave të interesuara për Gvardiolin.

Ai është i pazëvendësueshëm te Kroacia, e cila është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës.

Kartoni i Gvardiolit vlerësohet 60 milionë euro, ndërsa interesim të madh për transferimin e tij ka shfaqur Chelsea. Po ashtu, në garë janë edhe Real Madridi e Barcelona. Ai ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2027.